Ultimatumi ndaj Hotit, Lista Serbe bojkoton edhe mbledhjen e Qeverisë - Gazeta Express
string(68) "ultimatumi-ndaj-hotit-lista-serbe-bojkoton-edhe-mbledhjen-e-qeverise"

Lajme

Gazeta Express

21/12/2020 8:49

Ultimatumi ndaj Hotit, Lista Serbe bojkoton edhe mbledhjen e Qeverisë

Lajme

Gazeta Express

21/12/2020 8:49

Ka nisur mbledhja e Qeverisë së Kosovës e ftuar nga kryeministri Avdullah Hoti, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, në këtë mbledhje nuk janë duke marrë pjesë përfaqësues të Listës Serbe.

Lexo Edhe:

Në këtë mbledhje nuk kanë shkuar Zëvendëskryeministri Goran Rakiq dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Delibor Jevtiq.

Lista Serbe nuk ka marrë pjesë as në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, derisa, kanë paralajmëruar dalje nga Qeveria nëse nuk iu përmbushen kërkesat.

Partneri i koalicionit i ka vendosur ultimatum qeverisë Hoti lidhur me kërkesat e saj të cilat i ka bërë të njohura deputeti i LDK’së Ilir Ferati në Frontal të T7.

Ferati ka thënë se Lista Serbe po kërkon nga qeveria formimin e një ndërmarrje publike me emër antikushtetues.

“Kam dëgjuar se Lista Serbe po kërkon themelimin e një ndërmarrje në komunat serbe me emër antikushtetuese. Kjo është si kërkesë e parë. Emrin nuk e di. Bëhet fjalë për një ndërmarrje publike”, ka pohuar ai.

Lista Serbe që ka 11 deputetë në Kuvendin e Kosovës në vazhdimësi ka bërë obstruksione ndaj qeverive të Kosovës, duke u ndikuar drejtpërdrejt nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq./GazetaExpress/