Ulet me 17% numri i aksidenteve në qershor - Gazeta Express
string(41) "ulet-me-17-numri-i-aksidenteve-ne-qershor"

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2025 14:45

Ulet me 17% numri i aksidenteve në qershor

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2025 14:45

INSTAT ka publikuar të dhënat për aksidentet rrugore në Shqipëri gjatë muajit qershor 2025, ku rezultojnë 107 aksidente që lanë pas 140 persona të plagosur apo të vrarë.

Pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhi të hënave (19,6%) dhe kryesisht në oraret 19:00–24:00 (22,4%). Nga janari deri në qershor 2025 janë regjistruar 636 aksidente, me një ulje prej 17,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në 92,5% të rasteve, aksidentet kanë ardhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha më e përfshirë në aksidente është ajo 25–34 vjeç, ndërsa Tirana kryeson me 182 ngjarje, ndjekur nga Lezha (84), Korça (60), Shkodra (55) dhe Fieri (54).