Ukraina pretendon se Rusia qëndron pas grushtit të shtetit në Niger - Gazeta Express
string(67) "ukraina-pretendon-se-rusia-qendron-pas-grushtit-te-shtetit-ne-niger"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2023 19:00

Ukraina pretendon se Rusia qëndron pas grushtit të shtetit në Niger

Lajme

Gazeta Express

01/08/2023 19:00

Këshilltari i lartë i Presidentit Volodymyr  Zelensky, Mykhailo Podolyak, paralajmëroi se rusët duhet të presin “më shumë luftë” në territorin e tyre.

Podolyak gjithashtu ka postuar në Twitter për situatën në Niger, duke pretenduar se është “absolutisht e qartë” se Rusia qëndron pas grushtit të shtetit ushtarak të javës së kaluar, shkruan Sky News.

“Është një taktikë standarde ruse: të largosh vëmendjen, të kapësh momentin dhe të zgjerosh konfliktin”, shkroi ai.

Kishte spekulime se grushti ushtarak në Niger do t’i përshtatej interesave të Rusisë në rajon, veçanërisht pas samitit Rusi-Afrikë të javës së kaluar në Shën Petersburg./abcnews.al