Ukraina kërkon sqarime nga SHBA për armëpushimin e propozuar nga Rusia më 9 maj - Gazeta Express
string(78) "ukraina-kerkonsqarime-nga-shba-per-armepushimin-e-propozuar-nga-rusia-me-9-maj"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2026 18:22

Ukraina kërkon sqarime nga SHBA për armëpushimin e propozuar nga Rusia më 9 maj

Lajme

Gazeta Express

30/04/2026 18:22

Ukraina do të kërkojë sqarime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me propozimin e Rusia për një armëpushim të përkohshëm më 9 maj.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili tha se Kievi synon të mësojë detajet konkrete të nismës së propozuar nga Moska.

Një ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, ku sipas tij u diskutua ideja e një “armëpushimi të shkurtër”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se armëpushimi pritet të përkojë me 9 majin, ditë që shënon përvjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, por pa një orar të saktë të përcaktuar.

Zelenskyy u shpreh se mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për disa orë sigurie gjatë paradës në Moskë apo për një marrëveshje më të gjerë. Ai theksoi se Ukraina mbështet një armëpushim afatgjatë, me garanci sigurie dhe paqe të qëndrueshme.

Kujtohet se vitin e kaluar, Rusia shpalli një armëpushim 72-orësh për të njëjtën datë, por pa dakordësi me Kievin, i cili e akuzoi Moskën për shkelje të shumta të marrëveshjes.

Sipas Kremlinit, vendimi për armëpushimin e ri tashmë është marrë, ndërsa pritet një reagim nga pala ukrainase.

Ndërkohë, Rusia ka njoftuar se parada e këtij viti në Sheshin e Kuq do të jetë më e kufizuar se zakonisht, pa ekspozimin e zakonshëm të armëve, për shkak të asaj që e cilëson si kërcënim sigurie nga Ukraina. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement