Uji i Venecias papritmas ‘gjelbëroi’ - Gazeta Express
string(34) "uji-i-venecias-papritmas-gjelberoi"

Mistere

Gazeta Express

29/05/2023 22:15

Uji i Venecias papritmas ‘gjelbëroi’

Mistere

Gazeta Express

29/05/2023 22:15

Policia në Venecia po heton burimin e lëngut të gjelbër fluoreshent që u shfaq të dielën në Kanalin e Madh të qytetit.

Ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga protestuesit e klimës, të cilët një javë më parë derdhën lëng të zi në shatërvanin Trevi në Romë.

Lexo Edhe:

Ngjyra u pikas fillimisht nga banorët dhe shumë shpejt u bë një atraksion turistik.

Departamenti i zjarrfikësve mori mostra për të përcaktuar nëse ishte toksik.

Megjithatë, nuk është hera e parë që Kanali i Madh bëhet i gjelbër, raporton Guardian.

Në vitin 1968, artisti argjentinas Nicolas García Uriburu ngjyrosi ujërat me ngjyrë fluoreshente gjatë Bienales së 34-të për të promovuar ndërgjegjësimin ekologjik.