Uji i nxehtë vërshon nga hëna e ngrirë e Saturnit - Gazeta Express
string(49) "uji-i-nxehte-vershon-nga-hena-e-ngrire-e-saturnit"

Uji i nxehtë vërshon nga hëna e ngrirë e Saturnit

Mistere

Gazeta Express

31/05/2023 23:20

Astronomët kanë vënë re një rrjedhë të madhe uji të përshkojë hapësirën, e cila e ka burimin nga Enceladus, hëna e akullt e Saturnit.

Hëna  ka nëj gjerësi prej 504 km  dhe njihet  për gejzerat e saj, por ky veçohet nga të tjerët. Rrjedha shtrihet për 9600 km, sa largësia ajrore midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Japonisë.

Lexo Edhe:

Shkencëtarët janë të mahnitur pas Enceladus sepse oqeani i saj i kripur nëntokësor mund të ketë të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e jetës.

Shpërthimi i ri i ujit është kapur nga teleskopi James Webb. Shkalla e tij është gjigande pasi sipas vlerësimeve, po vërshonin 300 litra ujë në sekondë. Kjo do të ishte e mjaftueshme për të mbushur një pishinë olimpike në vetëm pak orë.

Temperatura në sipërfaqen e hënës së akullt është -200 gradë Celsius. Por në bërthamën e saj, shkencëtarët mendojnë se është mjaftueshëm nxehtë për të ngrohur ujin duke shkaktuar gejzerat./tvklan.al