Amjad Youssef, i dyshuari kryesor në njërën nga vrasjet më famëkeqe të luftës civile siriane është arrestuar, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Sirisë.
Youssef kërkohej për vrasjen masive të civilëve në prill të vitit 2013 në lagjen Tadamon të Damaskut, raporton BBC-si.
Në vitin 2022 u shfaqën pamje filmike që tregonin ushtarë sirianë duke i çuar viktimat, të lidhura dhe me sy të mbyllur, në një gropë përpara se t’i qëllonin. Videoja u bë një nga provat më të drejtpërdrejta vizuale të vrasjeve jashtëgjyqësore nga forcat qeveritare të asaj kohe.
Ministri i Brendshëm Anas Khattab tha se Youssef ishte autori kryesor i masakrës dhe u mor në paraburgim pas një operacioni sigurie.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë tha se ai u arrestua në provincën Hama.