UFO shihen mbi Utah të Amerikës - Gazeta Express

Mistere

Gazeta Express

23/06/2021 1:55

UFO shihen mbi Utah të Amerikës

Mistere

Gazeta Express

23/06/2021 1:55

Entuziastët e UFO-ve thonë se kanë zbuluar prova konkrete që jashtëtokësorët që vizitojnë planetin tonë, pasi që kanë xhiruar një formacion të pazakonshëm në qiellin e Utah

Supozimi se ata kanë xhiruar një anije jashtëtokësore vjen pasi që më 14 qershor të këtij viti në qytetin e Lehit, të rrethinës së Utah në Amerikë, u incizuan dy video nga Jason Gustavson e që tregojnë në formacion me katër drita të ndritshme që udhëtojnë në vijë mbi rrugën e ngarkuar. Videot janë bashkuar dhe i kanë postuar në kanalin e YouTube, UFO Institute.

“Tung miq, jam në Lehi të Utahut perëndimorë dhe në jug të Skinwalker dhe po shoh diçka në ajër që nuk e kam parë më parë”, thuhet në një deklaratë të shkurtër në klip.

“Në asnjë mënyrë, a është kjo një UFO”, dëgjohet një burrë duke thënë. “Çfarë dreqin është ajo”, dëgjohet një zë tjetër duke pyetur.

Edhe pse mosbesuesit do të japin shpjegime më të thjesht duke i quajtur këto drita si drone apo avion, teoricienët konspirativ kanë teori shumë më radikale duke e quajtur atë: një anije kozmike të veshur me aliene.

Si zakonisht, më i çuditshmi është në mendime Scott C Waring, një i vetëquajtur ekspert i UFO-ve dhe pronar i blogut, UFOSightingsDaily.com.

Waring është një besimtar i madh i fenomeneve jashtëtokësore dhe ai beson që alienët jetojnë mes nesh, që nuk shihen nga syri i thjesht. Ai më parë i kishte bërë thirrje miliarderit të SpeceX, Elon Musk, që ta marrë në hënë pasi që ai beson se atje ka UFO të rrëzuara.

Teoricienët konspirativ po ashtu kanë pohuar se kanë gjetur prova të aktiviteteve të jashtëtokësorëve në Mars në fotografi që janë bërë nga roboti Curiosity të NASA-së.

Duke komentuar UFO-të në Utah në blogun e tij, Waring pohoi që katër dritat e çuditshme paraqesin një anije kozmike jashtëtokësore që përdor teknologjinë e fshehjes.

“Opa, kjo video është e mahnitshme! Këto drita në qiell më kujtojnë Dritat e famshme të Feniksit të UFO-ve, një incident që ndodhi vite më parë”, ka thënë ai. “Fillimisht mendova që është një refleksion nga dritat e trafikut por doli që është një gjë e jashtëzakonshme”.

“Nuk janë katër UFO, por është një anije e madhe kozmike me mundësi që të fshihet…megjithatë sistemi i shtytjes është i dukshëm dhe ndonjëherë anija vetvetiu bëhet e dukshme për pak sekonda apo minuta gjatë perëndimit të diellit”.

Natyrisht, nuk ka ndonjë provë reale që mbështetin teoritë për jashtëtokësorë që ata po na shikojnë ne. Waring, megjithatë, beson që jashtëtokësoret janë këtu dhe kanë teknologji shumë më të mirë se e jona.

“Jam shumë i sigurt që ushtria amerikane do të përpiqet që ta marrë kreditin e këtyre anije dhe të përhap dezinformata duke e bërë publikun që mos të besojnë asgjë, por ajo është 100 për qind anije kozmike jashtëtokësore”, ka shtuar ai, transmeton GazetaExpress

Ka pasur një interes të madh për fenomenin UFO këtë vit. pasi që Pentagoni pritet që ta publikojë një raport për gjetjet e UFO-ve nga personeli ushtarak amerikan. Edhe pse shumë mendojnë që raporti do të përfshinë një hulumtim për UFO në 50 vitet e fundit, gjetjet e raportit besohet që nuk do të jenë përfundimtare.

Raporti i Pentagoni as nuk do t’i pohojë dhe as nuk do t’i konfirmojë për prezencën e anijeve të jashtëtokësoreve në hapësirën ajrore të SHBA-ve p[or ka pranuar se origjina jashtëtokësore nuk mund të mohohet për fenomenet e paidentifikuara ajrore – sipas zhargonit ushtarak – UFO.

Entuziazmi i Waring për UFO, sipas shumë ekspertëve mund të shpjegohet përmes fenomenit të njohur si paredolia.

Paredolia është momenti kur mendja mashtron disa njerëz e ku shohin gjëra dhe forma që nuk ekzistojnë. “Është një fenomen psikologjik kur ne shohim gjëra të njohura si re, formacione guri, apo objekte të tjera dhe i ndërlidhim me gjëra që nuk ekzistojnë”, shpjegon NASA për këtë gjë.

Ekspertët e UFOve kanë thënë se shumicën e herëve, UFO janë “drita të helikopterëve apo drita kineze” por mund të jetë edhe ndonjë reflektim i dritës në re. /GazetaExpress/