UEFA po mendon ta anulojë Champions Leaguen - Gazeta Express
string(43) "uefa-po-mendon-ta-anuloje-champions-leaguen"

UEFA po mendon ta anulojë Champions Leaguen

Gazeta Express

30/03/2020 19:04

Anulimi i Champions League është opsion shumë real.

UEFA të mërkurën do të mbajë një videokonferencë me sekretarët e përgjithshëm të 55 federatave nacionale, anëtare të saj.

Lexo Edhe:

Në konferencë do të shkëmbehen informata për përparimin e bërë nga dy grupet punuese që janë formuar dy javë më parë.

Aty do të diskutohet për datat e mundshme të rinisjes së ligave, afatin kalimtar dhe kontratat e futbollistëve.

Përveç kësaj, sipas AS, ka mundësi që të diskutohet për anulimin krejtësisht të UEFA Champions League, e ndoshta edhe Europa League, pas krizës që ka kapluar botën për shkak të COVID-19. /Gazeta Express/