UEFA jep lajmin e madh për Liverpoolin dhe liderët në ligat evropiane - Gazeta Express
string(69) "uefa-jep-lajmin-e-madh-per-liverpoolin-dhe-lideret-ne-ligat-evropiane"

Gazeta Express

06/04/2020 17:05

UEFA jep lajmin e madh për Liverpoolin dhe liderët në ligat evropiane

Gazeta Express

06/04/2020 17:05

Lideri, qoftë La Liga, Premierligë apo çfarëdo lige në Evropë, duhet të shpallet kampion sipas UEFA-s, nëse përfundon këtu sezoni.

Me ndërprerjen e kampionateve dhe frikën se mund të mos rinisin, të shumta kanë qenë pyetjet kush do të shpallet kampion, apo do të ‘zhduket’ krejtësisht nga historia sezoni 2019/20.

Lexo Edhe:

Por, të kundërtën e mendon numri një i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Në një intervistë të dhënë ditën e sotme për të përditshme sllovene “Ekipa”, Ceferin i ka dërguar një mesazh të qartë Liverpoolit dhe të gjitha ekipeve kryesuese në çdo kampionat.

“Nëse nuk do të rinisej që të luhej, atëherë do të ishte mirë që të njoftoheshin rezultatet dhe të përcaktoheshin kampionët në ligat respektive kombëtare”, u shpreh Ceferin.

“Stop ose jo, duhet caktuar fituesi i titullit! Nuk mund të lihet pa titull kampionati. Nuk është e logjikshme ashtu”, përfundoi Ceferin, duke konfirmuar se liderët në çdo ligë, duhet të shpallen kampion. /Gazeta Express/