UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë e Kroacisë - Gazeta Express
string(57) "uefa-hap-procedure-disiplinore-ndaj-shqiperise-e-kroacise"

Sport

Gazeta Express

20/06/2024 21:59

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë e Kroacisë

Sport

Gazeta Express

20/06/2024 21:59

Gjatë ditës së sotme, Federata e Futbollit e Serbisë ka njoftuar se do të dërgojë ankesë në UEFA për sjelljet e tifozëve shqiptarë dhe kroatë, gjatë ndeshjes së djeshme në Hamburg.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i UEFA-s, e cila ka hapur procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë dhe Kroacisë.

Shtëpia më e madhe e futbollit europian ka konfirmuar se ka caktuar një inspektor nga komiteti Etik dhe Disiplinor i UEFA-s.

“Në pajtim me artikullin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, një inspektor i UEFA-s nga Komiteti Disiplinor dhe i Etikës është emëruar që të nis hetimet, në kërkim të thirrjeve raciste dhe sjelljeve të pahijshme të tifozëve”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Këto thirrje dyshohet se kanë ndodhur gjatë ndeshjes Kroaci – Shqipëri, që u luajt dje në “Volksparkstadion” në Hamburg.

Advertisement
Advertisement
Advertisement