U tha që panë një aliene duke ecur? Video bëhet virale, por çka ka të vërtetë këtu? - Gazeta Express
string(82) "u-tha-qe-pane-nje-aliene-duke-ecur-video-behet-virale-por-cka-ka-te-vertete-ketu-1"

Mistere

Gazeta Express

09/06/2021 3:21

U tha që panë një aliene duke ecur? Video bëhet virale, por çka ka të vërtetë këtu?

Mistere

Gazeta Express

09/06/2021 3:21

Një video është bërë virale pasi që një “figurë e çuditshme” duke ecur në rrugët e Jharkhand në Indi ka bërë bujë në rrjetet sociale. Sipas disa eksperteve të vet-deklaruar të UFO-ve, video e çuditshme është një provë se jashtëtokësorët jetojnë mes nesh

Pamjet drithëruese të një alieni të quajtur jashtëtokësori Jharkhand janë shpërndarë me mijëra herë në Twitter. Video u shfaq pasi që një grup i motoçiklistëve kanë xhiruar një figurë misterioze duke ecur si e lodhur në rrugët e Jharkhands, një shtet në Indinë Lindore. Në pamje të parë, entuziastët e UFOve kanë thënë se figura e gjatë dhe e hollë i ngjan një karakteri që shfaqet në njërin prej episodeve të X-file.

Lexo Edhe:

Video virale tregon një figurë që shfaqet nga errësira, mandej ndriçohet nga dritat e grupit të motoçiklistëve. Motoçiklistët shihen se i ofrohen asaj me një farë frike derisa mund të dëgjohen duke folur me njëri-tjetrin.

Në një pikë, para fundit të videos, figura kthehet dhe shikon grupin para se ata të vazhdojnë rrugën në errësirë. Video ka bërë që të shpërndahen një numër i madh i teorive të konspiracionit, me disa që kanë thënë se ishte një fantazmë kurse disa të tjerë që ishte një vizitor jashtëtokësorë.

“Për videon flitet shumë në qytet”, ka thënë një përdorues i Twitterit. “Njerëzit po besojnë që kemi të bëjmë me një jashtëtokësore, në të vërtetë mund të jetë, shikoni në sekondën e 13-të të videos”, thotë një tjetër.

“Një UFO me krah të kuq që fluturon me tingujt e “xhanglin” Vendi – afër Hazaribagh, Jharkhand”.

Një person madje e ka etiketuar NASA-në në Twitter në përpjekje të tij për ta shpërndarë sa më shumë atë. Scott Waring, një gjuetar i njohur i UFO-ve dhe teoricien konspirativ ka analizuar videon e çuditshme, e që nuk është befasi pasi që ai ka thënë se kjo është jashtëtokësore.

Ai ka analizuar xhirimin dhe ka komentuar në blogun e UFO-së, UFOSightingsDaily.com, ku ai vazhdimisht komenton e poston fotografi dhe video me raporte të UFO-ve rreth e rreth globit.

“Një figurë e çuditshme është parë…që duket si një jashtëtokësore apo fantazmë është parë në rrugët e Indisë këtë javë. Motoristët ishin duke kaluar andej pari kur njëri me kamerë të helmetës incizoi këtë figurë duke ecur me qetësi në rrugë”, ka thënë ai për “jashtëtokësoren Jharkhand”, transmeton GazetaExpress.  

“Edhe pse figura duket si njeri, megjithatë, duart e tij janë 20 për qind më të gjata se të njerëzve. Figura e bardhë duket se ka të veshur edhe një veshje të bardh apo është tërësisht e zhveshur”.

Waring ka shkuar edhe më larg duke thënë që jashtëtokësoret tashmë kanë bërë edhe një hap, duke e shfaqur vetveten – por ai ka frikë që motoçiklistët e kanë humbur këtë mundësi që të ndalën me afër tij/saj.

“Jashtëtokësorët janë duke i afruar gjithnjë e më afër, këshilla e ime është se kur e shihni, ndaluni dhe bisedoni me të. Ndoshta dëshiron që të ia japë kurën e Covidit dikujt por që askush nuk i afrohet atyre”, ka shtuar ai.

“Ndoshta, dëshiron që të jep ndonjë sekret për pavdekësinë, kështu, askush nuk i afrohet atyre dhe t’i përshëndet ata”.

Por, a mund të gjejmë ndonjë shpjegim më të thjeshtë për “jashtëtokësoren e Jharkhand”?

Sipas disa detektivëve të internetit, përgjigja është po. Scott Brando, një i njohur për profilin e tij në Twitter dhe pronar i ueb-faqes, ufoofinterest.org, thotë se “figura e çuditshme” ishte një grua e zhveshur që po ecte rrugës e vetmuar.

“E kundërta, çfarë mendoj unë, video për të cilën thuhet se është një jashtëtokësor që ecë në rrugë  natën nuk ishte një mashtrim, nuk u vu në skenë me qëllim. ‘Jashtëtokësori’ ishte një grua që po ecte e zhveshur”, ka thënë ai.

Një burrë, i cili paraqitet në videon virale po ashtu ka folur për këtë rast, duke i thënë një gazete lokale në Indi që në fakt ajo ishte një grua e zhveshur. Deepak, i cili ishte duke u kthyer në shtëpi nga Seraikela me shokët e tij, ishte cituar në NDTV.com duke thënë në gjuhën hindi: “Ishte një grua që ecte rrugës pa tesha”.

“Video ka qarkulluar online dhe është e gjatë vetëm 30 sekonda, kam videon e plotë që është një minutë e gjysmë”.

Burri më vonë e ka shpalosur një video e cila ishte incizuar më 27 prill të këtij viti dhe kjo ka bërë që autoritetet të hetojnë këtë incident, pasi që video duket tjetër nga ajo që e ka xhiruar videon virale. “Ne u frikësuam kur e pamë këtë grua dhe u ndaluam në shitoren afër autostradës. Kur disa të tjerë erdhën aty, ne i pyetëm nëse e kanë parë gruan. Ajo nuk ishte një shtrigë, ajo ishte një grua dhe ata po ashtu e konfirmuan edhe kalimtarët e tjerë”, ka shtuar Deepak. /GazetaExpress/