U takua fshehtas me Tualant Ballën? Basha: Videoja është montazh, kërkojnë t’i shërbejnë Edi Ramë - Gazeta Express
string(93) "u-takua-fshehtas-me-tualant-ballen-basha-videoja-eshte-montazh-kerkojne-ti-sherbejne-edi-rame"

Shqiperi

Gazeta Express

11/05/2023 14:40

U takua fshehtas me Tualant Ballën? Basha: Videoja është montazh, kërkojnë t’i shërbejnë Edi Ramë

Shqiperi

Gazeta Express

11/05/2023 14:40

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar pas videos së bërë publike mbrëmjen e kaluar në media, ku tregohej se ai kishte zhvilluar një takim të fshehtë me kreun e grupit parlamentar socialist në fund të vitit 2022.

Në reagimin e tij në “Fazcebook”, Basha shkruan se ajo video është një montazh dhe shpifje, që sipas tij ka për qëllim t’i fryjë përçarjes së demokratëve, dhe se i shërbejnë Edi Ramës.

Postimi i Bashës:

Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për ti fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës.

/Gazeta Express