U rikthyen pas ndarjes, reperi i njohur ndan foton e bukur me gruan dhe të birin - Gazeta Express
string(79) "u-rikthyen-pas-ndarjes-reperi-i-njohur-ndan-foton-e-bukur-me-gruan-dhe-te-birin"

U rikthyen pas ndarjes, reperi i njohur ndan foton e bukur me gruan dhe të birin

Gazeta Express

16/11/2020 14:32

Para disa kohësh reperi i njohur Agon Amiga ka pasur një bashkëpunim me Afërdita Dreshaj, që u komentua gjerë e gjatë dhe shkaktoi debate e zënka të shumta.

Mendohet se pas atij bashkëpunimi fshihej një tradhti që u zbulua nga vetë bashkëshortja e reperit.

Lexo Edhe:

Edhe pse asokohe u nda nga bashkëshortja e tij, ata tani janë rikthyer bashkë dhe Agon Amiga prej dy vjetësh jeton në Gjermani së bashku me të dhe djalin e tyre, Noel.

Këngëtari i njohur i “Nuk e kom mo”, “Qy qysh”, “Po du” etj, ka qenë tepër i rezervuar për fotot nga jeta e tij private.

Megjithatë, ditën e sotme duket se e ka bërë një përjashtim dhe si rrallëherë ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto ku shihet me të birin dhe bashkëshorten.

Ata shihen të tre të ulur në një stol, ku Noeli është kthyer nga kamera, kurse Agoni dhe partnerja e tij shihen tek bisedojnë me njëri-tjetrin.

“Family time”- ka shkruar reperi.

Një portret familjar shumë i ngrohtë dhe tipik për ditën e diel, pushimi që pjesa më e madhe e jona e kalon me familjen.

Kujtojmë se largimi i Agonit nga labeli ishte i bujshëm dhe u shoqërua me jo pak polemika në rrjet, ndërsa ai vetë ka rrëfyer se raportet mes djemve janë ndërprerë në mënyrë banale. Tashmë ai po vijon karrierën solo.