Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e djeshme ku babë e bir janë plagosur me thikë nga dhëndri.
Bëhet e ditur se është transportuar drejt Tiranës 30 vjeçari Arben Braushi, i cili mbeti i plagosur nga kunati.
Lexo edhe: Plagosja në Vlorë, policia: Babë e bir u plagosën nga dhëndri
Mësohet se ai ndodhet në rrezik për jetën për shkak të plagëve të shumta që ka marr. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku babë e bir janë qëlluar nga dhëndri i tyre tëksa ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Ndërkohë pas ngjarjes 27 vjeçari është arrestuar nga policia.
Autori i sulmit dyshohet fillimisht të jetë konfliktuar me Albion Braushin mbi të cilin mendohet se ka goditur rreth 10 herë më pas është futur në sherr dhe babai i tij i cili është goditur disa herë në bark gjoks dhe këmbë.
Autori i sulmit Rildi Koçja, 27 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua rreth një orë pas ngjarjes.
Nje nga te poagosurit e djeshem ne Vlore mesohet se eshte nisur drejt tiranes per ndihme mjekesore. Albion Braushi 30 vjec eshte demtuar me shume dhe eshte nis ne tirane. Nderkohe i ati eshte nen kujdesin e mjekeve ne spitalin e vlores. Ata u qelluan nga dhendri Ridi Kocja 27 vjec nga Tirana i cili u areztya nje ore pas ngjarjes.
/Gazeta Express