Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku pas një konflikti u plagosën me thikë dy persona, babë e bir.
Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe ku mësohet se shtetasi me iniciale R. K., ka plagosur me thikë vjehrrin Xhevdet Braushin 62 vjeç dhe kunatin e tij Albion Braushin 30 vjeç.
Dy të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
/Gazeta Express
NJOFTIM PËR MANIFESTIM INTERESI Lidhur me procedurën e garës për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer...