U ndalua nga Izraeli në flotiljen ‘Sumud’, ministri i Jashtëm: Shqiptari Baki Goxhaj është rrugës për në atdhe - Gazeta Express
string(106) "u-ndalua-nga-izraeli-ne-flotiljen-sumud-ministri-i-jashtem-shqiptari-baki-goxhaj-eshte-rruges-per-ne-atdhe"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 9:22

U ndalua nga Izraeli në flotiljen ‘Sumud’, ministri i Jashtëm: Shqiptari Baki Goxhaj është rrugës për në atdhe

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 9:22

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka njoftuar se aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud” dhe që ishte ndaluar nga Izraeli është tashmë rrugës për në Shqipëri.

Përmes një postimi në platformën X, Hoxha bëri të ditur se institucionet shqiptare kanë ndjekur çështjen që nga momenti i parë i sinjalizimit, në koordinim me autoritetet izraeliteSipas ministrit, strukturat e Shërbimit të Jashtëm, në bashkëpunim me institucionet e tjera shqiptare, kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm për garantimin e të drejtave të shtetasit shqiptar.

“Ky rast është një tjetër dëshmi e përkushtimit të përditshëm dhe e punës profesionale të Shërbimit të Jashtëm, përfshirë #përfaqësive tona #diplomatike dhe #konsullore, për t’u gjendur pranë qytetarëve shqiptarë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, me përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë institucional”, shkruan ministri Hoxha.

Postimi i ministrit
Shtetasi shqiptar, z. Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud”, është tashmë rrugës për në atdhe.

Që në momentin e parë të sinjalizimit, strukturat e #Shërbimit të Jashtëm, në bashkërendim me institucionet e tjera shqiptare kanë ndjekur pa ndërprerje çështjen, në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet izraelite.

#Shqipëria ka qenë e qartë dhe konsistente në kërkesën e saj për respektimin e plotë të të drejtave të shtetasit shqiptar, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe normat humanitare, duke reaguar kundër çdo forme trajtimi të papranueshëm.

Ky rast është një tjetër dëshmi e përkushtimit të përditshëm dhe e punës profesionale të Shërbimit të Jashtëm, përfshirë #përfaqësive tona #diplomatike dhe #konsullore, për t’u gjendur pranë qytetarëve shqiptarë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, me përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë institucional.

Ky është misioni ynë: të përfaqësojmë e mbrojmë interesat e Republikës së Shqipërisë dhe ato kombëtare, të jemi pranë #qytetarëve shqiptarë, veçanërisht në momentet kur ata kanë më shumë nevojë për mbështetjen, kujdesin dhe angazhimin e shtetit të tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement