"U maskova me kapele dhe jelek të OFL-së", 'ushtari' i Dumanit zbardh skemën e vrasjen në Durrës: Nuredinit iu bllokua arma - Gazeta Express
string(117) "u-maskova-me-kapele-dhe-jelek-te-ofl-se-ushtari-i-dumanit-zbardh-skemen-e-vrasjen-ne-durres-nuredinit-iu-bllokua-arma"

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2023 17:27

“U maskova me kapele dhe jelek të OFL-së”, ‘ushtari’ i Dumanit zbardh skemën e vrasjen në Durrës: Nuredinit iu bllokua arma

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2023 17:27

I penduari i drejtësisë, Henrik Hoxhaj para togave të zeza tha se si objektiv për të vrarë bashkë me Nuredin Dumanin kishin Besmir Haxhiaj, por Viktor Haxhiaj që e shoqëronte u vra rastësisht më 2 mars 2020 ditën kur ndodhi krimi i dyfishtë pranë tregut të automjeteve në Shënvlash të Durrësit. Ndër të tjera ai rrëfen dhe detajet se si ishte maskuar dhe ekzekutimin e planit të vrasjes.

“Dëgjova më pas se kishin plan tjetër edhe për Viktorin por jo atë ditë. Sipas Nuredinit, Klevis Alla do na njoftonte, vrasjen do e bënim ne. Alla na priste me makinën. Mbaja veshur një jelek të kapele me mbishkrimin ‘OFL’. Nuredini më tha se i kishte gjetur në Elbasan. Kisha dy armë automatike në makinë, njërën në dorë tjetrën në xhepin e derës. Shoferi ynë u fut në parakalim kur i pamë vëllezërit, dhe nisa të qëlloj. Nuredinit s’po i shkrepte arma. Kam goditur me xhama mbyllur. Nuredinin se kam parë ç’ka bërë se nuk e kisha mendjen. Kam qëlluar edhe nga xhami i pasëm, shoferin e mjetit, Besmirin. Më pas zbrita dhe mora armën tjetër se më mbaruan plumbat. Qëllova sërish në drejtim të tyre për t’u siguruar. Me Klevis Allën që ishte shoferi ynë nuk kam folur asnjë fjalë. Madje teksa më shikonte në fytyrë një moment i kam thënë “ç’ke që sheh, kthehu para”.”, tha ai.

Lexo Edhe:

Po ashtu Hoxhaj tha se kapelet dhe jelekun me mbishkrimin e ‘OFL’ i kishin hedhur në rrugën dytësore në Vorë, kur po ktheheshin në Tiranë me Nuredin Dumanin.

/Gazeta Express