Ilir Kociaj, 59 vjeç, i dënuar nga drejtësia italiane me 18 vite burg për trafik droge në kuadër të një organizate kriminale, është arrestuar në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim dhe u kap nga Policia në autostradën Tiranë-Elbasan, teksa tentonte të largohej me automjetin e tij.
Operacioni i koduar “Hierarkia” u zhvillua nga Forca e Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkime, në bashkëpunim me “Shqiponjat”. Vendimi i Gjykatës së Firences është njohur tashmë nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe Kociaj do të vuajë dënimin në Shqipëri.Ai iu dorëzua Policisë së Elbasanit për procedurat e mëtejshme.
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...