Tyson zbulon pse e shtyu kthimin në boks deri më 28 nëntor - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

11/08/2020 15:50

Tyson zbulon pse e shtyu kthimin në boks deri më 28 nëntor

Sport

Gazeta Express

11/08/2020 15:50

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë të ditur se meçi i tij kundër Roy Jones Jr është shtyrë për më 28 nëntor nga 12 shtatori, në mënyrë që më shumë njerëz të kenë mundësi ta shikojnë kthimin e tij në ring.

Dy legjendat e boksit, Mike Tyson dhe Roy Jones Jr, do të përballen me njëri tjetrin më 28 nëntor në një meç ekzibicioni pasi data fillestare e meçit të tyre, që ishte vendosur më 12 shtator, është ndërruar, transmeton Gazeta Express.

“Tani që datën e kemi ndryshuar në 28 nëntor, më shumë njerëz do ta kenë mundësinë ta shohim kthimin më të madh në histori të boksit”, ka thënë Tyson në një deklaratë.

“Shqetësimi shkaku i këtij ndryshimi do të zgjasë më shumë sesa Roy Jones Jr në ring. Ai duhet të bëhet gati, po vij me fuqi të plota”.

54-vjeçari Tyson ka qenë për herë të fundit në ring më 11 qershor të vitit 2005, kur nuk kishte arritur ta dëshmonte veten se është ende në formë shkaku i disfatës së pësuar kundër irlandezit Kevin McBride.

51-vjeçar Jones ka qenë më aktiv, megjithatë ai është përballur vetëm me kundërshtarë të niveleve më të ulëta dhe së fundi hyri në ring në shkurt të vitit 2018, kur regjistroi fitore kundër Scott Sigmon.

Tyson ishte bërë kampioni më i ri në histori të peshave të rënda në moshën 20-vjeçare kur e kishte nokautuar Trevor Berbickun në vitin 1986. Ndërsa, Jones Jr gjatë karrierës së tij ishte shpallur kampion në katër kategori të peshave të ndryshme, nga peshat e mesme deri te peshat e rënda, dhe dy kategoritë mes tyre.

Meçi është aprovuar nga Komisioni Shtetëror i Atletikës i Kalifornisë, që e ka përcaktuar meçin të zgjasë tetë runde. /Gazeta Express/