Tyson i kërkon luftë në ring Anthony Joshuas - Gazeta Express
string(44) "tyson-i-kerkon-lufte-ne-ring-anthony-joshuas"

Gazeta Express

24/09/2020 14:42

Tyson i kërkon luftë në ring Anthony Joshuas

Gazeta Express

24/09/2020 14:42

Legjenda e boksit Mike Tyson ka shprehur gatishmëri për t’u përballur në ring me kampionin e botës në kategorinë e rëndë, Anthony Joshua, menjëherë pas meçit të tij për bamirësi me Roy Jones Jr.

Tysoni i hekurt pritet të kthehet në ring plot 15 vjet pas meçit të fundit profesional kundër Kevin McBride, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai do të përballet me ish-kampionin e botës, Jones, në muajin nëntor në Kaliforni.

Ky meç është organizuar për të grumbulluar të holla për bamirësi dhe gjyqtari është urdhëruar të ndërhyjë nëse lufta i kalon kufijtë e një meçi ekzibicioni.

Pavarësisht se është 54-vjeçar, Tyson është në formë të mrekullueshme fizike dhe thotë se me kënaqësi do të përballej me kampionin aktual të botës në WBA, IBF dhe WBO, Joshua.

I pyetur drejtpërdrejt nëse do të përballej me Joshuan, Tyson tha: “Do të më pëlqente shumë. Do të ishte mahnitëse”.

“Dëgjoni, është argëtim. Është thjesht për bamirësi, për diçka të mirë”. /Gazeta Express/