Tyson Fury vs Deontay Wilder III më 19 dhjetor - Gazeta Express
string(46) "tyson-fury-vs-deontay-wilder-iii-me-19-dhjetor"

Gazeta Express

01/07/2020 17:22

Tyson Fury vs Deontay Wilder III më 19 dhjetor

Gazeta Express

01/07/2020 17:22

Lufta e tretë mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder synohet të zhvillohet më 19 dhjetor në një vend ende të papërcaktuar, sipas shefit ekzekutiv të Top Rank, Brad Jacobs.

Wilder ka kontratë për edhe një meç tjetër për titullin kampion bote në kategorinë e rëndë në WBC, para se Fury të lejohet të përballet me sfiduesin mandator, Dillian Whyte, apo të luftojë me Anthony Joshuan për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ne synojmë që meçi të zhvillohet më 19 dhjetor dhe po shpresojmë se, deri atëherë, gjendja do të rikthehet në normalitet”, tha Jacobs për Sky Sports.

Në lidhje me vendin se ku mund të zhvillohet meçi, Jacobs tha: “Po shikojmë në çdo vend të botës, tani për tani, për ta gjetur lokacionin më të mirë për këtë ngjarje”.