Turqia po fiton ndaj Gjermanisë pas pjesës së parë - Gazeta Express
string(50) "turqia-po-fiton-ndaj-gjermanise-pas-pjeses-se-pare"

Basketboll

Gazeta Express

14/09/2025 21:07

Turqia po fiton ndaj Gjermanisë pas pjesës së parë

Basketboll

Gazeta Express

14/09/2025 21:07

Turqia e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë në finalen e EuroBasket 2025 ndaj Gjermanisë.

Finalja ishte dramatike dhe tepër e barabartë nga fillimi, me rezultatin e kësaj pjese që doli të jetë 46:40 (22:24, 24:16).

Gjermania ishte më e mirë në çerekun e parë, të cilën e mbylli me dy pikë epërsi 22:24.

Megjithatë, turqit menjëherë e treguan vetën pas një pushimi të shkurtër, për ta fituar bindshëm çerekun e dytë me rezultat 24:16.

Përndryshe, shqiptarët Erxhan Osmani e Kenan Spahiu nuk arritën të shënonin ndonjë pikë brenda këtyre dy çerekëve.

Mbetet të shihet nëse Turqia do të arrijë me të njëjtën paraqitje në dy çerekët e radhës, apo Gjermania do ta bëjë ndonjë përmbysje për t’u stolisur me të artën./GazetaExpress/