Turqia me dy shqiptarët triumfon ndaj Serbisë në EuroBasket - Gazeta Express
string(59) "turqia-me-dy-shqiptaret-triumfon-ndaj-serbise-ne-eurobasket"

Basketboll

Gazeta Express

03/09/2025 22:57

Turqia me dy shqiptarët triumfon ndaj Serbisë në EuroBasket

Basketboll

Gazeta Express

03/09/2025 22:57

Në ndeshjen e raundit të pestë të EuroBasket 2025, Turqia arriti një fitore të madhe kundër Serbisë me rezultatin 95:90. Loja u karakterizua nga tension i lartë dhe momente dramatike deri në sekondat e fundit.

Turqia dominoi ndeshjen me një paraqitje të fortë në çdo çerek, duke shënuar 19, 27, 28 dhe 21 pikë respektivisht në katër çerekët e saj, transmeton Gazeta Express.

Shqiptarët e kombëtares turke, Kenan Sipahi dhe Erxhan Osmani, luajtën një rol kyç në këtë fitore, duke dhënë paraqitje të shkëlqyera dhe duke kontribuar në momentet vendimtare të lojës.