string(74) "turistet-vjedhin-macronin-prej-dylli-proteste-kunder-politikes-ndaj-rusise"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 16:31

“Turistët” vjedhin Macronin prej dylli, protestë simbolike kundër politikës franceze ndaj Rusisë

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 16:31

Burime të policisë kanë thënë për mediat franceze, se është vjedhur statuja prej dylli e presidentit francez Emmanuel Macron.

France 24 shkruan se sipas burimeve, statuja është vjedhur nga një muze figurash në Paris nga disa persona që pretendojnë të jenë aktivistë mjedisorë të Greenpeace.

Bëhet e ditur se dy gra dhe një burrë kanë hyrë në Muzeun Grevin në qendër të Parisit duke u shtirur si turistë, dhe më pas kanë ikur nga Godina përmes një daljeje emergjente.

Sipas raportimeve, qëllimi i vjedhjes së statujës, ishte një protestë simbolike kundër politikës së Francës ndaj Rusisë, veçanërisht në lidhje me importet e gazit dhe mungesën e masave të forta për energjinë e pastër. Greenpeace nuk e ka mohuar incidentin, por ka theksuar se ishte një “akt për të denoncuar hipokrizinë e liderëve evropianë në lidhje me marrëdhëniet e tyre me regjimin e Putinit.”

Sipas raportimeve, autoritetet franceze po hetojnë ngjarjen, ndërsa statuja e Macron nuk është gjetur ende. Drejtuesit e muzeut Grevin e kanë dënuar veprimin, duke e quajtur “një akt të papërgjegjshëm dhe të dëmshëm për trashëgiminë kulturore.”