Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga projekti për ndërtimin e tunelit “Agim Ramadani”, për të cilin ka thënë se është në fazën e prokurimit, raporton Express.
Rama ka thënë se ky tunel transformues do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Kryeqytetit dhe do të ndërlidh Prishtinën e Vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skenderbeu, Zahir Pajaziti, Xhorxh Bush e deri te Katedralja.
“🚧Ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani” tanimë është në fazën e prokurimit. 🏙️Ky tunel transformues do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Kryeqytetit dhe do të ndërlidh Prishtinën e Vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skenderbeu, Zahir Pajaziti, Xhorxh Bush e deri te Katedralja. Në këtë mënyrë po krijojmë më shumë hapsira për këmbësorë e gjelbrim, ajër më të pastër e jetë më të shëndetshme për qytetarët🚶♀️”, ka shkruar Rama.
Hartimi i këtij projekti ka kushtuar 185 mijë euro. Në dosjen e tenderit, si arsyetim për ndërtimin e këtij tuneli, ishte dhënë zhvillimi dhe gjallërimi i Zonës Historike.
“Me qëllim të zhvillimit inovativ dhe qëllimeve tjera zhvillimore të Zonës Historike, komuna e Prishtinës me këtë projekt synon që kësaj zone, konkretisht segmentit të rrugës ”Ibrahim Lutfiu’’me fillim nga rruga ,,Agim Ramadani’’, t’i jep gjallëri, atraktivitet dhe mundësi solide ekonomike dhe kulturore”, thuhet në dosje.
Detajet rreth këtij projekti i kishte dhënë nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj. Ai kishte thënë se pjesa mbi tunel do të kthehet në shëtitore.
“Kemi buxhetuar edhe tunelin në rrugën Agim Ramadani, i cili faktikisht do të ndërtohet një nënkalim ku faktikisht veturat do të hyjnë nën, pra në tunel, kurse krejt pjesa mbi do të kthehet në pedonale ose në pjesë shëtitore, që e lidh Prishtinën e vjetër me sheshin. Konsideroj që është një prej projekteve më të bukura për të cilat ne po insistojmë tutje”, kishte thënë Zogaj.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...