Trump thotë se do të lëshojë urdhër me kërkesën për identifikim të votuesve për çdo votë - Gazeta Express
string(88) "trump-thote-se-do-te-leshoje-urdher-me-kerkesen-per-identifikim-te-votuesve-per-cdo-vote"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 8:39

Trump thotë se do të lëshojë urdhër me kërkesën për identifikim të votuesve për çdo votë

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 8:39

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën, më 30.08.2025, se do të lëshojë një urdhër ekzekutiv për të kërkuar identifikimin e votuesve nga çdo qytetar që voton, raporton Reuters

“Votuesi duhet të identifikohet për çdo votë. PA ASNJË PËRJASHTIM! Unë do të nxjerr një urdhër ekzekutiv për këtë qëllim!!!”- shkroi Trump në Truth Social.

“Gjithashtu, asnjë votim me postë, përveç atyre që janë shumë të sëmurë dhe ushtarëve që ndodhen larg” – shtoi ai.

Trump ka vënë prej kohësh në dyshim sistemin zgjedhor të SHBA-së dhe vazhdon të pretendojë gabimisht se humbja e tij ndaj presidentit demokrat Joe Biden në 2020 ishte rezultat i një mashtrimi të gjerë. Presidenti dhe aleatët e tij republikanë gjithashtu kanë bërë pretendime të pabaza për votim masiv nga joshtetas, gjë e cila është e paligjshme dhe rrallë ndodh.

Për vite me radhë, ai ka kërkuar gjithashtu heqjen e makinave elektronike të votimit, duke promovuar përdorimin e fletëve të votimit me letër dhe numërimin manual, një proces që zyrtarët zgjedhorë thonë se është i ngadaltë, i kushtueshëm dhe shumë më pak i saktë se numërimi me makinë.