Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Urime 1 shtatori, fillimi i vitit të ri shkollor! 1 Shtatori shënon një ditë të veçantë, sepse është dita kur shkollat hapin dyert për brezat e rinj, të gatshëm për të mësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen.”
Ai ka thënë se shkolla nuk është vetëm vend i dijes por edhe hapësirë ku mësohen vlerat.
“Shkolla nuk është vetëm vendi i dijes, por edhe hapësira ku mësohen vlerat, ku forcohet karakteri, ku kultivohet dashuria për atdheun dhe ku formohen qytetarët e përgjegjshëm të së ardhmes. Mirënjohje të thellë për mësuesit dhe edukatorët, që me përkushtim e dashuri udhëheqin fëmijët tanë drejt diturisë dhe që me shembullin e tyre ndriçojnë rrugën e brezave të rinj. Urime të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve për një vit shkollor të mbushur me suksese, frymëzim dhe arritje të reja!”
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...