Trump thotë se do të flasë me presidentin e Tajvanit, në një shkëputje nga protokolli - Gazeta Express
string(84) "trump-thote-se-do-te-flase-me-presidentin-e-tajvanit-ne-nje-shkeputje-nga-protokolli"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 10:17

Trump thotë se do të flasë me presidentin e Tajvanit, në një shkëputje nga protokolli

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 10:17

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se do të bisedojë me liderin tajvanez Lai Ching-te për një shitje të mundshme armësh, në atë që do të ishte një largim i qartë nga tradita diplomatike, raporton BBC.

Liderët amerikanë dhe tajvanezë nuk kanë folur drejtpërdrejt që nga viti 1979 – kur Washingtoni ndërpreu lidhjet formale me Tajvanin për ta njohur qeverinë e Pekinit.

Pekini e konsideron Tajvanin territor të vetin dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e marrjes së tij me forcë. Lai, i cili e mori detyrën në vitin 2024, qëndron pas një prej përpjekjeve më të fuqishme të viteve të fundit për ta forcuar mbrojtjen e ishullit.

SHBA-ja prej kohësh e ka mbështetur Tajvanin dhe është e detyruar me ligj t’i ofrojë mjete për vetëmbrojtje, por i është dashur ta balancojë këtë me ruajtjen e marrëdhënieve diplomatike me Kinën.

Kur u pyet të mërkurën nëse planifikonte të fliste me Lai para se të merrte një vendim për shitjet amerikane të armëve, Trump tha: “Do të flas me të. Unë flas me të gjithë… do të merremi me këtë, problemin e Tajvanit”.

Ai gjithashtu e quajti marrëdhënien e tij me presidentin kinez Xi “të mrekullueshme”, pas vizitës dyditore në Pekin javën e kaluar.

Kina i kërkon SHBA-së “të ndalojë dërgimin e sinjaleve të gabuara forcave separatiste në Tajvan”, tha zëdhënësi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement