Trump mbërrin në Doha, pritet nga Emiri i Katarit - Gazeta Express
string(48) "trump-mberrin-ne-doha-pritet-nga-emiri-i-katarit"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 13:36

Trump mbërrin në Doha, pritet nga Emiri i Katarit

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 13:36

Presidenti amerikan Donald Trump tashmë ka mbërritur në Doha, pas vizitës në Arabinë Saudite.

Sipas BBC-së, Trump është pritur nga lideri i Katarit, Emiri Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, pas zbritjes nga avioni Air Force One në një tapet të kuq.

Kujtojmë se Trump, është presidenti i dytë amerikan që viziton këtë vend në këtë shekull – dhe i pari që nga vizita e Presidentit George W. Bush në vitin 2003.

Gjatë vizitës së Trump në Katar, pritet edhe nënshkrimi i më shumë marrëveshjeve biznesi, ku ai do të marrë pjesë edhe në një darkë shtetërore më vonë. Megjithatë, rikujtojmë se kjo vizitë po përfolet shumë edhe për shkak të avionit luksoz që pritet t’i dhurohet Trumpit nga Katari.

Vizita e presidentin amerikan në Katar është ndalesa e tij e dytë në kuadër të turit që po zhvillon në Lindjen e Mesme. Pas Katarit, Trump do të vizitojë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.