Hasani: Protesta do të jetë masive me mesazh kombëtar - Gazeta Express
string(52) "hasani-protesta-do-te-jete-masive-me-mesazh-kombetar"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 8:27

Hasani: Protesta do të jetë masive me mesazh kombëtar

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 8:27

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka organizuar një protestë sot nga ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të kundërshtuar siç thonë ata padrejtësitë që po bëhen ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Për këtë protestë ka folur edhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i cili në një prononcim mbrëmjen e së mërjkures për emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova tha se beson që beteja me drejtësinë do të fitohet, pavarësisht pengesave.

“Unë besoj se atje ne duhet ta fitojmë betejën me çdo çmim, pavarësisht pengesave e rrethanave që vijnë e që na prekin çdo ditë. Ajo betejë, lufta e UÇK-së, tani është kthyer në një betejë politike me drejtësinë atje, dhe ajo do të fitohet”, u shpreh Hasani.

Ai theksoi se tashmë ka një mobilizim më të madh të njerëzve dhe një ndryshim të qasjes në raportet ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv.

“Po e shoh që Shqipëria është shumë e angazhuar në këtë drejtim, po ashtu edhe shqiptarët në Maqedoni, drejtuesit politikë atje janë të angazhuar. Edhe këtu ka mjaft nga Aleanca, por edhe nga LDK që përfaqësojnë këtë çështje në takime me diplomatë të ndryshëm, për mbrojtjen e luftës dhe kundërshtimin e padrejtësive që po ndodhin”, tha ndër të tjera deputeti i PDK-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement