“Trump është shumë pozitiv se mund të na ndihmojnë me raketa”, thotë Zelensky  - Gazeta Express
string(74) "trump-eshte-shume-pozitiv-se-mund-te-na-ndihmojne-me-raketa-thote-zelensky"

Lajme

Gazeta Express

16/06/2026 14:04

“Trump është shumë pozitiv se mund të na ndihmojnë me raketa”, thotë Zelensky 

Lajme

Gazeta Express

16/06/2026 14:04

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se ka nevojë që presidenti amerikan Donald Trump të ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë, duke shtuar se: “Trump mund ta bëjë këtë, ose ndoshta vetëm ai mund ta bëjë”.

Ai gjithashtu thotë se Trump ishte “shumë pozitiv që mund të na ndihmojnë me raketa”, ndërsa Zelensky vazhdon të kërkojë një licencë që t’i lejojë Ukrainës të prodhojë lokalisht raketat Patriot.

“Shpresoj që përgjigjja të jetë po”, tha ai.

Zelensky shtoi gjithashtu se dëshiron që Bashkimi Europian të ndërtojë një “sistem europian kundër raketave balistike”, sepse, sipas tij, “përndryshe nuk do të kemi mjaftueshëm për të gjithë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement