Gjykata e Ferizajt ia caktoi një vit burg për kanosje me sopatë, i pandehuri kërcënoi sërish viktimën edhe në gjykatë - Gazeta Express
string(116) "gjykata-e-ferizajt-ia-caktoi-nje-vit-burg-per-kanosje-me-sopate-i-pandehuri-kercenoi-serish-viktimen-edhe-ne-gjykate"

Lajme

Gazeta Express

16/06/2026 14:24

Gjykata e Ferizajt ia caktoi një vit burg për kanosje me sopatë, i pandehuri kërcënoi sërish viktimën edhe në gjykatë

Lajme

Gazeta Express

16/06/2026 14:24

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me një vit burgim efektiv të pandehurin F.A., pasi e ka shpallur fajtor për veprën penale të kanosjes.

Sipas njoftimit të gjykatës, aktgjykimi është shpallur më 16 qershor 2026 nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, në një procedurë të udhëhequr nga gjyqtarja Mimoza Maloku Shabani.

Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur më 8 mars 2026, rreth orës 11:45, në një fshat të Komunës së Ferizajt. F.A. dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme lidhur me një pronë, kishte kanosur V.M. duke mbajtur lart një sopatë në pozicion të përshtatshëm për t’i shkaktuar lëndime trupore dhe duke e kërcënuar me fjalë fyese. Sipas gjykatës, veprimet e tij i kishin shkaktuar viktimës ndjenjë frike dhe pasigurie për jetën.

“Pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave personale e materiale, gjykata e shpalli fajtor të pandehurin dhe i shqiptoi dënim me burgim efektiv prej një viti”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Po ashtu, me një aktvendim të veçantë, gjykata i caktoi F.A.-së masën e paraburgimit deri në formën e prerë të aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Sipas gjykatës, kjo masë u vendos pasi i pandehuri, edhe gjatë seancës fillestare të mbajtur më 16 qershor 2026, ku kishte pranuar fajësinë, kishte kanosur sërish të dëmtuarin. Në deklarimet e tij para gjykatës, ai kishte shprehur se nuk ishte penduar për veprimet e kryera dhe kishte bërë kërcënime të reja ndaj familjarëve të viktimës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement