Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se e “mirëpret” memorandumin e SHBA-së me Iranin.
“E mirëpres shumë marrëveshjen. Mendoj se Presidenti Trump arriti një marrëveshje të mirë”, u tha Rutte gazetarëve në Bruksel para një takimi të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s të enjten, shkruan CNN.
Memorandumi do ta “dobësojë” kapacitetin bërthamor të Iranit dhe do ta “rikthejë lirinë e lundrimit”, shtoi Rutte.
Plani 14-pikësh i paqes, i nënshkruar nga SHBA-ja dhe Irani, i jep fund luftimeve dhe hap rrugën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Ai përfshin gjithashtu një zotim nga Irani që të mos sigurojë apo zhvillojë armë bërthamore, megjithëse pyetjet më të gjera rreth programit bërthamor iranian mbeten pa përgjigje.
Rutte tha të enjten se, ndonëse rikthimi i lundrimit në ngushticë nuk bie nën juridiksionin e NATO-s, “nëse NATO mund të luajë një rol, atëherë sigurisht që jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë.”