Tre persona kapen duke prerë dru në pyll shtetëror në Zubin Potok - Gazeta Express
string(65) "tre-persona-kapen-duke-prere-dru-ne-pyll-shteteror-ne-zubin-potok"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2026 9:30

Tre persona kapen duke prerë dru në pyll shtetëror në Zubin Potok

Lajme

Gazeta Express

18/06/2026 9:30

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me zyrtarët e Agjencisë Pyjore të Kosovës (APK), ka zhvilluar një aksion në zonën e Mokra Gorës në Zubin Potok, ku ka evidentuar tri raste të ndara të prerjes së paligjshme të druve në pronë shtetërore.

Sipas policisë, më 16 qershor 2026, rreth orës 09:00, njësitet policore pas pranimit të informatave kanë dalë në terren dhe kanë hasur persona të dyshuar duke prerë dru në pyll shtetëror.

Në rastin e parë, dy persona janë kapur në flagrancë, por njëri prej tyre ka arritur të arratiset nga vendi i ngjarjes. Personi tjetër është arrestuar, ndërsa një automjet-kombi dhe një motor-sharrë janë sekuestruar. Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Në dy rastet e tjera, policia ka arrestuar nga një të dyshuar, të cilët po ashtu dyshohet se po prisnin dru në mënyrë të kundërligjshme në pyllin shtetëror. Gjatë intervenimit janë sekuestruar një automjet-kombi, një traktor me rimorkio si dhe gjithsej tre motor-sharra.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement