Triumf historik në Paris: DISTRIA E ARTË - Gazeta Express
string(41) "triumf-historik-ne-paris-distria-e-arte-1"

Sport

Gazeta Express

07/02/2026 18:09

Triumf historik në Paris: DISTRIA E ARTË

Sport

Gazeta Express

07/02/2026 18:09

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Grand Slamin e Parisit, duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Rrugëtimi i Krasniqit për të arritur në finale ishte i gjatë dhe i vështirë, por ylli i xhudos kosovare tregoi forcën dhe përvojën e saj. Në finalen ndaj spanjolles Ariane Toro Soler, Krasniqi e mbylli përballjen me një Ippon në më pak se 10 sekonda, duke i siguruar Kosovës triumfin.

Në raundet e mëparshme, Krasniqi e kaloi raundin e parë falë renditjes botërore, për të mposhtur më pas francezen Alicia Marques në raundin e dytë.

Çerekfinalja ndaj brazilianes Larissa Pimenta ishte sfidë e vështirë, por Krasniqi arriti të fitojë në kohën shtesë dhe të sigurojë vendin në gjysmëfinale.

Aty, kosovarja dominoi francezen Amandine Buchard, duke marrë një pikë të hershme “Yuko” dhe duke ruajtur rezultatin deri në fund.

Ky triumf i siguron Krasniqit medaljen e nëntë të artë në Grand Slamin e Parisit, duke e konfirmuar si një nga xhudistet më të suksesshme të vendit.

Ndërkohë, xhudistët tjerë të Kosovës nuk patën shumë fat:

Fationa Kasapi u eliminua në repesazh nga koreano-jugorja Seyun Jang.

Laura Fazliu u diskualifikua së bashku me kundërshtaren Gili Sharir nga Izraeli për pasivitet.

Akil Gjakova u eliminuar në raundin e dytë nga italiani Manuel Lombardo, pas tre dënimeve që çuan në diskualifikim.

Erza Muminoviq humbi në raundin e dytë nga spanjollja Eva Soler.

Distria Krasniqi vazhdon të jetë krenaria e xhudos kosovare dhe një shembull i shkëlqyer i suksesit në arenën ndërkombëtare. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement