Japonia është goditur rëndë nga reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë vendin ditët e fundit. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive, të paktën 45 të vdekur dhe më shumë se 500 të plagosur janë regjistruar që nga 20 janari.
Rajoni veriperëndimor i Prefekturës Niigata regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve, me 17 dhe me mbi 170 të plagosur.
Reshje bore pati në qytetin e Aomorit dhe Wakkanai, me shumë automjete të bllokuara në dëborë.
Shumica e vdekjeve u regjistruan pasi viktimat përpiqeshin të pastronin borën nga çatitë e tyre ose përreth shtëpive të tyre. Dimri i këtij viti ka sjellë kaos në 15 nga 47 prefekturat e vendit, me borën që arrin dy metra në disa vende.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar për reshje të mëtejshme të dendura dëbore në zonat bregdetare perëndimore dhe veriore gjatë fundjavës.

Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...