Trepça-Ylli, ndeshja kryesore e mesjavës në basketbollin kosovar - Gazeta Express
string(63) "trepca-ylli-ndeshja-kryesore-e-mesjaves-ne-basketbollin-kosovar"

Trepça-Ylli, ndeshja kryesore e mesjavës në basketbollin kosovar

Basketboll

Gazeta Express

07/02/2024 11:36

Nuk ka pushim për Superligën e Kosovës në basketboll. Të enjten, premten dhe të shtunën zhvillohet xhiroja e 21-të, e cila i paraprin Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll, i cili zhvillohet në Gjakovë nga 13 deri 17 shkurt.

Xhiroja hapet me përballjen mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Pejës dhe Bashkimit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kampionët e Kosovës ndodhen në vendin e dytë me 15 fitore e pesë humbje, derisa prizrenasit në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 13 humbje.

Kjo përballje zhvillohet të enjten, e të premten vëmendja do të jetë edhe tek sfida mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

Mitrovicasit janë në seri fantastike prej 13 fitoreve radhazi, humbjen e fundit e kishin pikërisht nga suharekasit.

Xehetarët janë në pozitën e parë në tabelë me 18 fitore e dy humbje, derisa Ylli i katërtit me 12 fitore e tetë humbje.

Të premten po ashtu do të përballen Proton Cable Prizreni me Istogun. Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 15 humbje, kurse istogasit të fundit me vetëm një fitore e 19 humbje.

Kjo xhiro mbyllet të premten me sfidën që luhet në Gjakovë, mes Vëllaznimit e Sigal Prishtinës.

Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë me nëntë fitore e 11 humbje, derisa bardh e kaltrit në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje.