Trepça përforcohet me Will Daniels - Gazeta Express
string(34) "trepca-perforcohet-me-will-daniels"

Sport

Gazeta Express

10/01/2023 11:09

Trepça përforcohet me Will Daniels

Sport

Gazeta Express

10/01/2023 11:09

KB Trepça ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me Will Daniels.

Amerikani i gjatë 203 centimetra luan në pozitën e krah-qendrës, shkruan Gazeta Express.

Daniels në “Minatori” kalon pas një aventure te Nacionali në Uruaguai.

36-vjeçari karrierën e ka zhvilluar edhe në ligat e njohura; Greqi, Francë, Turqi e Izrael.

Will Daniels do të zëvendësojë amerikanin tjetër, Cadarian Raines, me të cilin Trepça e ndërpreu bashkëpunimin ditë më parë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement