Trepça ka arritur të shënoj fitore me shumë mund ndaj Borës, skuadrës së inkuadruar këtë edicion në elitën e basketbollit kosovar, me rezultat 85-76, në kuadër të çerekfianles së Supërkupës së Kosovës në basketboll.
Kryeqytetasit ishin më të mirë në pjesën e parë duke mbyllur 20 minutëshin e parë, në epërsi 44-41, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, mitrovicasit gjetën forcën dhe u rikthyen për të triumfuar në fund 85-76.
Më i dalluari tek “xehetarët” ishte Sammy Hunter me 24 pikë e 12 kërcime.
Kurse lojë të mirë bënë edhe Larry Thomas që shtoi 18 pikë dhe Mikaile Tmusic 11 sosh.
Ndërsa te Bora u dalluan Mosley me 24 pikë dhe Clay Jr shtoi edhe 23 sosh./Gazeta Express