Trepça mposht Prishtinën dhe i bashkohet Yllit në finalen e Ligës Unike - Gazeta Express
string(71) "trepca-mposht-prishtinen-dhe-i-bashkohet-yllit-ne-finalen-e-liges-unike"

Trepça mposht Prishtinën dhe i bashkohet Yllit në finalen e Ligës Unike

Sport

Gazeta Express

29/03/2024 21:43

Trepça ka triumfuar në derbin e rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, duke mundur Sigal Prishtinën 83:80 (24:28, 27:18, 19:22, 13:12) dhe u kualifikua në finalen e Final 8 Liga Unike Lajthizës.

Bardhekaltrit e nisën më mirë ndeshjen, duke pasur epërsi prej nëntë pikësh, 11:20, megjithatë çereku i parë përfundoi 24:28. Por, fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës nuk u dorëzuan dhe në periudhën e dytë dhe përmbysën shifrat, për të shkuar në pushim me rezultat 51:46.

Lexo Edhe:

Edhe ‘Xehetarët’ kishin deri nëntë pikë epërsi 55:46, por drama vazhdoi deri në fund, ku tre minuta nga fundi, prishtinasit po fiton 77:80, por në momentet vendimtare mitrovicasit ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan 83:80, derisa treshja nga Mikaile Tmusiq ishte jetike për të depërtuar në finale.

Te mitrovicasit u dalluan Devonte Upson me 16 pikë e 11 kërcime, Mikaile Tmusiq me 14 pikë e pesë kërcime dhe Darnell Edge me 19 pikë e tetë asistime, kurse te prishtinasit u dalluan Donte Clark me 24 pikë e gjashtë kërcime, Malcolm Armstead me 21 pikë e pesë asistime dhe Diamond Stone me 20 pikë e shtatë kërcime.

Finalja e Liga Unike Lajthizës zhvillohet të dielën nga ora 19:00 mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës, kurse sfida për vendin e tretë është ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës nga ora 16:00.

Ndeshjet zhvillohen në Vlorë, ku po zhvillohet Final 8. /Gazeta Express/