Trepça kishte më së shumti tifozë në tribuna, e përcjellë nga Peja - Gazeta Express
string(65) "trepca-kishte-me-se-shumti-tifoze-ne-tribuna-e-percjelle-nga-peja"

Trepça kishte më së shumti tifozë në tribuna, e përcjellë nga Peja

Basketboll

Gazeta Express

30/05/2023 15:25

Klubi i basketbollit Trepça nuk arriti të shpallej kampione e Kosovës, por “Xehetarët” i fituan zemrat e tifozëve.

Madje, ekipi gjelbër e zi ishte më i shikuari sa i përket prezencës së tifozëve në palestër, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Në bazë të statistikave të nxjerra nga Federata e Basketbollit të Kosovës, në 14 xhiro si vendës, Trepçën e ndoqën në total 23,700 shikues, ndërsa ekipi i dytë më i shikuar në palestër si vendës ishte Vëllaznimi, me 22,600 shikues, i ndjekur nga kampionia e freskët, Peja, me 20,900.

Edhe në play-off, mitrovicasit ishin më të shikuarit me 17000 shikues nga 5 ndeshje si vendës, ndërsa pejanët i kishin 9000 shikues në katër ndeshje si vendës.

Në edicionin e rregullt, gjithnjë sipas shtëpisë së basketbollit kosovar, ndeshjet në palestër i shikuan 112,150 shikues, ndërsa në play-off prezentë në palestra ishin 35,950 shikues.

Jashtëzakonisht e kënaqur me këto statistika ishte Federata e Basketbollit të Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.

“Pa dyshim që edicioni që lamë pas ishte një nga më të zjarrtit, ku çdo palestër ishte e mbushur në çdo ndeshje. Kulminacioni u arrit gjatë ‘Play off’-it, ku interesimi ishte i jashtëzakonshëm, duke e shtuar kështu edhe më shumë bukurinë e basketbollit”, shkruan FBK-ja në uebfaqen e vetë zyrtare. /Gazeta Express/