Trepça fiton super ndeshjen në “Minatori”, Peja humb rastin për fitore në sekondat e fundit - Gazeta Express
string(89) "trepca-fiton-super-ndeshje0n-ne-minatori-peja-humb-rastin-per-fitore-ne-sekondat-e-fundit"

Basketboll

Gazeta Express

12/05/2022 23:44

Trepça fiton super ndeshjen në “Minatori”, Peja humb rastin për fitore në sekondat e fundit

Basketboll

Gazeta Express

12/05/2022 23:44

Trepça ka fituar me rezultat 107-105 ndaj Pejës në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë, duke amrrë kështu kryesimin 2-0 në serinë e gjysmëfinaleve të play-offit.

Ndeshja ishte e zjarrtë në “Minatori”, e po aq i zjarrtë edhe rezultati.

Lexo Edhe:

Pas 40 minutave, në semafor figuronin shifrat 84:84, teksa ndeshja shkoi në vazhdime, shkruan Gazeta Express.

Ishte Edwards që realizoi një treshe në momentet e fundit, duke e çuar ndeshjen në vazhdime, çka bëri që tifozët vendas të hynin në parket.

E fituesi nuk u caktua as pas pesë minutave të vazhdimeve, teksa rezultati ishte 95:95. Në vazhdimin e dytë, Edwards humbi dy gjuajtje të lira e lojtari i Pejës, Albin Berisha humbi mundësinë nga një tre-pikësh të fitojë lojën për “Shqiponjat”  

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Minatori” u mbyll me fitoren e Trepçës.

Ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe të këtij edicioni. Ndeshjet e radhës zhvillohen në “Karagaçi” të Pejës ku pritet një dramë e vërtetë basketbollistike.