Trepça eliminon Prishtinën, i bashkohet Pejës në finale - Gazeta Express
string(54) "trepca-eliminon-prishtinen-i-bashkohet-pejes-ne-finale"

Sport

Gazeta Express

30/04/2023 19:37

Trepça eliminon Prishtinën, i bashkohet Pejës në finale

Sport

Gazeta Express

30/04/2023 19:37

Trepça ka kaluar në finale të “Play-Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Trepça eliminoi sonte Sigal Prishtinën duke triumfuar 3:2 në serinë gjysmëfinale, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e pestë e kësaj serie e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 74:77.

Will Daniels me 24 pikë ishte më meritori në fitoren e “Xehetarëve”.

Ai u ndihmua nga Jamel Artis, që shënoi 16 pikë.

Te prishtinasit u dalluan Dustin Thomas, me 19 pikë, dhe Dardan Berisha me 15 sosh.

Trepça në finale do të përballet me Pejën. Seria finale do të nisë javën e ardhshme. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement