Trepça e kërkon fitoren e dytë, Peja atë të barazimit - Gazeta Express
string(52) "trepca-e-kerkon-fitoren-e-dyte-peja-ate-te-barazimit"

Trepça e kërkon fitoren e dytë, Peja atë të barazimit

Basketboll

Gazeta Express

12/05/2022 15:16

Trepça dhe Peja do ta zhvillojnë sonte duelin e dytë gjysmëfinal të “play-offit” të Superligës së basketbollit.

Lexo Edhe:

Mitrovicasit e kanë fituar duelin e parë, 75:68, ndërsa sonte e synojnë fitoren e dytë, e cila do t’i afronte ata me finalen e madhe.

“Xehetarët” llogarisin në mbështetjen e madhe të tifozëve në palestrën e sporteve “Minatori”, ndërsa interesimi i mitrovicasve për ta përcjellë këtë ndeshje është mjaft i madh, siç njoftoi sot gjatë ditës “Gazeta Express”.

Nga ana tjetër, pejanët kanë shkuar në Mitrovicë të motivuar për ta barazuar serinë e ndeshjeve dhe për ta kërkuar më pas finalen, në mënyrë që ta përsërisin suksesin që e patën në Ligën Unike.

Pra, sonte na pret një spektakël i basketbollit, i cili do të nisë në orën 20:30.

Siç dihet, ekipi që i shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Në duelin tjetër, Golden Eagle Ylli ka avantazh prej 2-0 në serinë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës. /Gazeta Express/