Trepça e kërkon barazimin e serisë finale, Ylli e synon shkëputjen - Gazeta Express
string(65) "trepca-e-kerkon-barazimin-e-serise-finale-ylli-e-synon-shkeputjen"

Basketboll

Gazeta Express

26/05/2022 9:12

Trepça e kërkon barazimin e serisë finale, Ylli e synon shkëputjen

Basketboll

Gazeta Express

26/05/2022 9:12

Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë finale e “play-offit” të Superligës së basketbollit në mes të Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

Lexo Edhe:

Duelin e parë final e kishin fituar therandasit me rezultat të ngushtë, 63:62, me tre pikëshin në fund nga Henrik Sirko.

Therandasit do ta kërkojnë sonte ngritjen e serisë së ndeshjeve finale në 2-0, kurse “Xehetarët” duan ta barazojnë serinë në 1-1, shkruan “Gazeta Express”.

Në garat e rregullta, ekipet u përballën katër herë, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës, që tregon për rivalitetin e madh që e kanë pasur në këtë edicion.

Këto dy skuadra kishin përfunduar garat e rregullta, në pozitën e parë, përkatësisht të dytë.

Golden Eagle në gjysmëfinale të “play-offit” e kishte mundur Sigal Prishtinën 3:0 me ndeshje, kurse ‘Xehetarët’ e eliminuan Pejën me seri prej 3:1.

Ylli e synon mbrojtjen e titullit, që do të ishte i dyti në histori të klubit, kurse mitrovicasit shpresojnë ta fitojnë titullin pas një dekade.

Ndeshja e sontme do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë duke filluar nga ora 20:30.

Siç dihet, ekipi që i shënon tri fitore shpallet kampion i Kosovës. /Gazeta Express/