Trepça e ka fituar përballjen kryesore të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Pejën në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit triumfuan në ”Karagaç” me rezultatin 69-85.
Në një ndeshje tejet interesante sidomos në pjesën e parë e cila u mbyll minimalisht 40-41, pastaj në të dytën Trepça fitoi dy periodat e fundit dhe vendimtare (15-22, 14-22) dhe kështu korri fitoren e dhjetë me rradhë.
Cevin Bracy-Davis ishte realizatori më i mirë i Trepçës sonte me 20 pikë, derisa Darnell Edge shtoi 19, Drilon Hajrizi 12 sosh e Dardan Kapiti me 10 pikë, kishte kontribut tejet të madh.
Te Peja nuk mjaftuan për fitore, Justin Davis me 22 pikë e Jay jay Chandler me 13 sosh.
Pas 17 ndeshjeve, Trepça ka 15 fitore e vetëm 2 humbje, derisa Peja ka bilanc prej 12 fitoreve e 5 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Trepça e pret Vëllaznimin e Peja i shkon Yllit.