Trepça dhe Peja me sulmet më të mira në ligë - Gazeta Express
string(44) "trepca-dhe-peja-me-sulmet-me-te-mira-ne-lige"

Trepça dhe Peja me sulmet më të mira në ligë

Basketboll

Gazeta Express

24/01/2024 11:31

Xhiroja e 18-të e Prince Caffe Superligës përfundoi me takime të barabarta.

Sulmin më të mirë në elitë e ka Trepça dhe Peja me 91.06 pikë për ndeshje.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, mitrovicasit kanë edhe mbrojtjen më të fortë në ligë me 73.83 pikë të pranuara për ndeshje.

Sa u përket kërcimeve, lidere është Peja me 44.33, ndërsa me asistime Bashkimi ndodhet në vendin e parë me 21.44 për ndeshje, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Trepça është në vendin e parë sa i përket bllokadave, derisa pejanët sa i përket topave të vjedhur.

Peja është më efikasja sa i përket gjuajtjeve të lira, Golden Eagle Ylli prin me gjuajtje për dy pikë, derisa Trepça për tri pikë. /Gazeta Express/