Trepça '89 reagon pas deklarimeve të Muhamet Dragushës në FAVORIT - Gazeta Express
string(64) "trepca-89-reagon-pas-deklarimeve-te-muhamet-dragushes-ne-favorit"

Trepça ’89 reagon pas deklarimeve të Muhamet Dragushës në FAVORIT

Gazeta Express

03/07/2020 22:39

Ish-futbollisti i njohur dhe trajneri i ri kosovar, Muhamet Dragusha, i ftuar në emisionin FAVORIT në T7, të premten tha se referimi në Kosovë është përmirësuar dukshëm viteve të fundit, ani pse shumë klube janë ankuar së fundmi.

Trepça ’89 ka qenë klubi më i zëshëm në këto kritika. Kryetari i saj, Abedin Zeka, në Favorit të premten e kaluar tha se Trepça ’89 i ka humbur pesë pikë që nga rinisja e sezonit shkaku i gabimeve të qëllimshme të gjyqtarëve.

Lexo Edhe:

Ai e kritikoi Trepçën ’89 që sipas tij gjejnë gabime të gjyqtarëve kur humbin, por jo edhe kur fitojnë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i numrit një të Trepçës ’89, që i quan qesharake deklarimet e Dragushës.

“Kësi logjike për këto vite që jam në futboll nuk kam dëgjuar, kjo është më shumë se qesharake, është idiotizëm”, thotë Zeka në reagimin në Facebook, raporton Gazeta Express.

Më poshtë e keni reagimin e plot të Abedin Zekës: