Tre futbollistë me koronavirus, klubi italian vendoset në karantinë - Gazeta Express
string(66) "tre-futbolliste-me-koronavirus-klubi-italian-vendoset-ne-karantine"

Tre futbollistë me koronavirus, klubi italian vendoset në karantinë

Gazeta Express

29/02/2020 13:50

Klubi me bazë në Tuskanë të Italisë, Pianese, është vendosur në karantinë, pasi që tre futbollistë të kësaj skuadre dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar të jenë prekur nga koronavirusi.

Njëri ndër lojtarët e klubit i shfaqi simptomat e para të këtij virusi gjatë fundjavës së kaluar, përderisa e gjithë skuadra ishte në Alessandria për ndeshjen e Serisë C, nivelit të tretë të futbollit në Itali, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai u testua dhe doli pozitiv për Covid-19 më vonë gjatë javës dhe u shtrua në një spital në Siena, pasi që rezultatet e konfirmuar se ai ishte prekur nga virusi.

Që nga atëherë janë diagnostikuar me koronavirus edhe dy lojtarë të tjerë të Painese, bashkë me një zyrtar të skuadrës. Këtë gjë e ka konfirmuar klubi përmes një deklaratë për media.

“Për momentin, katër persona janë infektuar – tre lojtarë dhe një zyrtar i skuadrës. Për momentin, të gjithë lojtarët, stafi teknik dhe trajnerët që ishin prezentë gjatë udhëtimit të fundjavës së kaluar janë vendosur në karantinë për 15 ditë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Italia është duke e përjetuar përhapjen më të madhe të koronavirusit në Evropë, me mbi 650 persona të prekur dhe mbi 17 të vdekur. /Gazeta Express/